Vrasja e Klevis Lleshit/Karanxha: Bisedat e SkyEcc, hap kyç për zbardhjen e ngjarjes

27 Shtator 2025 | 21:12

Ish-prokurori Ervis Karanxha në një intervistë në “Review” me Greta Topjana, ka diskutuar lidhur me zbulimin e detajeve nga vrasja e Klevis Lleshit në vitin 2020.

SPAK zbuloi ditë më parë se vrasja e Klevis Lleshit është porositur nga Aurel Hoxha. Si një vrasje e ndodhur kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh në shenjë hakmarrje, ish-prokurori vuri në dukje se duhen parë të gjitha provat deri në grumbullimin e plotë të tyre kur bëhet fjalë për dënimin e një personi për veprën penale të vrasjes për gjakmarrje.

“Për fat të mirë Prokuroria e Matit që atëherë ka bërë veprimet e para hetimore, është pyetur dhe nëna e viktimës ku jep versionin e saj.

Duhet të kemi parasysh se të dënosh një person për vrajse për gjakmarrje duhen prova ndaj çdo dyshimi të arsyeshëm”, tha ai.

Karanxha theksoi se është diçka pozitive për hetimin e ngjarjes, zbulimi i bisedave në aplikacionin SkyEcc, kjo dhe një hap para drejtësisë të cilën nëna e viktimës po e kërkon përgjatë këtyre 5 viteve.

“Është fat i madh që doli dhe zbërthimi i bisedave në SkyEcc. Bisedat e Sky kanë ndodhur në kohën e pandemisë të vitit 2020, njerëzit ishin të izoluar dhe bisedat e kanë bërë në këtë aplikacion.

Rasti ka një specifikë të veçantë se zakonisht grupet e strukturuara kriminale kanë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, këtu shofim grup të strukturuar kriminal për gjakmarrje. Ishte SkyEcc që bëri zbulimin e tyre.

Nuk mund të dërgohet çështja në gjyq pa prova. Edhe nga të dhënat në Sky do provohet me prova të tjera dhe nuk mbahemi dot vetëm në këto prova. Duhet parë roli i çdo personi në këtë ngjarje pasi nuk ka vetëm bashkëpunëtorë, por dhe ndihmës të tjerë.

Besoj se nëna e këtij djali do gjejë drejtësi pasi ka dalë provë e re”, theksoi Ervis Karanxha.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të shtunë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:59 | 27/06/2026

Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Ka ngritur siparin në Pogradec edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Për pesë ditë me radhë, në kinemanë e qytetit do...
18:12 | 27/06/2026

Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese

Në Qendrën Kulturore të Libohovës një grup të rinjsh u prezantuan shfaqjen sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Kjo pjesë teatrore ishte një krijim origjinal i...
18:09 | 27/06/2026