Abuzoi me sistemin bankar në kohën e pandemisë, në pranga i dënuari me 7 vite burgim
Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar të dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrim kompjuterik.
Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar “Final”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit Nr. 6 në zonën e Kombinatit.
Në pranga ka rënë 37-vjeçari Denis Trungu, i dënuar me 7 vite burgim për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, si dhe i dënuar më parë edhe për vepra të tjera penale.
Trungu ishte shpallur në kërkim pas hetimeve të kryera nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, të cilat zbuluan se ai kishte përfituar në mënyrë të paligjshme nga situata e pandemisë COVID-19.
Në mënyrë specifike, ai kishte hapur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, me qëllim përfitimin e “Pagës së Luftës”. Më pas, nga 6 maji deri më 22 qershor të vitit 2020, ka shfrytëzuar një hapësirë në shërbimin bankar digjital dhe ka kryer 36 transaksione financiare, me një vlerë totale prej 15.533.510 lekësh, në llogari të ndryshme bankare brenda territorit të Shqipërisë.
Pas transferimit të shumave, Trungu kryente tërheqjet e parave përmes kartave bankare ose duke u paraqitur vetë në sportelet e bankave.
Sipas hetimeve, ai ka tentuar gjithashtu të tërheqë këto fonde edhe nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar