Homazh për poetin dhe kineastin Petrit Ruka, Tepelena e nderon me një shtatore
Në qendër të qytetit të Tepelenës është përuruar shtatorja e poetit dhe kineastit të mirënjohur shqiptar, Petrit Ruka.
E punuar me finesë dhe mjeshtëri nga skulptori Ilmi Kasemi, shtatorja do të qëndrojë në qytetin ku Ruka lindi dhe u rrit, si një kujtesë e përhershme për kontributin e tij në kulturën shqiptare.
Të pranishëm në ceremoni, akademikë, poetë dhe studiues vlerësuan figurën shumëplanëshe të Petrit Rukës dhe ndikimin e tij në letërsi, art dhe kinematografi.
“Petrit Ruka i takon pikërisht trashëgimisë shpirtërore, kulturore, artistike – jo vetëm të Tepelenës, ku ai sot nderohet me një gjest shumë të veçantë përmes ngritjes së shtatores së tij, por edhe gjithë Jugut dhe Shqipërisë”, thotë akademiku Ksenofon Krisafi.
“Petrit Ruka përfaqëson një poet atipik në letërsinë tonë, që solli jo vetëm forcën e lirizmit – kryesisht lirizmin historik – por edhe referenca nga baladat popullore, duke sjellë elementin më substancial të folklorit në mënyrën më të kultivuar të mundshme”, thotë publicisti dhe poeti Aleksandër Çipa.
“Si shkrimtar dhe poet, ai u kthye në një nga korifenjtë e letrave shqipe. U nda nga jeta në një moment kur kishte ende shumë për t’i dhënë letërsisë shqiptare”, thotë pedagogu Jaho Canaj.
Petrit Ruka, i ndarë nga jeta në korrik të vitit 2021, është autor i shumë veprave poetike dhe kinematografike që evidentojnë vlerat kombëtare shqiptare dhe që bënë të njohur Tepelenën në mbarë vendin.


LEXONI GJITHASHTU:
Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij