Maliq/ Panairi i prodhimeve bujqësore dhe tradicionale
Për të 18-in vit me radhë, Bashkia e Maliqit organizoi panairin e prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe gatimeve tradicionale.
Në këtë panair morën pjesë fermerë e prodhues nga të gjitha fshatrat e fushës së Maliqit, por edhe nga zona e Gorës dhe Moglicës.
Këto aktivitete kanë si qëllim jo vetëm ruajtjen e traditës së gatimeve tradicionale, por mbi të gjitha u japim mundësi fermerëve të njohur të fushës të prezantojnë prodhimet e tyre.
Një vend të veçantë morën vajzat dhe gratë e krahinës, të cilat përmes gatimeve tradicionale treguan përkujdesjen dhe pasionin për ruajtjen e traditës, duke ngjallur interes të madh tek vizitorët.
“Me të rëndësishme janë gatimet nga ne e nënat tona. Ëmbëlsirat, kek, Karamele, petulla Të fshira, Jane bërë nga ne e nënat tona. Të gjitha janë prodhimet tona të vendit. Lakroiri me sac është i kërkuar.”-shprehet një banore.
“Këto janë pjesë e kuzhinës tonë tradicionale. Jemi munduar në tryezën tonë të sjellim shije të ndryshme për të treguar sa bukur është tradita e zonës tonë. Jemi rritur me gatime të tilla është pjesë e kulturës tonë, i dimë sidomos ne vajzat”-shprehet një banore.
Fusha e Maliqit, një nga tri fushat më të mëdha në vend, njihet për kulturat e saj bujqësore që ishin baza e këtij panairi tashmë të kthyer në traditë.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë