Tërhiqet nga gara kryebashkiaku i New York, Eric Adams

28 Shtator 2025 | 20:46

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, është tërhequr zyrtarisht nga gara për një mandat të dytë, në një zhvillim të papritur që vjen mes presionit të shtuar politik për të bashkuar votat kundër kandidatit socialist, Zohran Mamdani.

Vendimi i Adams vjen pas javësh spekulimesh dhe dileme mbi të ardhmen e tij politike, ndërsa ai renditej i katërti në sondazhe, pas Mamdanit që kryeson garën ish-guvernatorit Andrew Cuomo dhe republikanit Curtis Sliwa.

Në një deklaratë video drejtuar qytetarëve, Adams tha: “Ka qenë një nder të jem kryebashkiaku juaj.” Ai theksoi si arritje të mandatit të tij uljen e kriminalitetit, ndërtimin e mijëra njësive të banimit dhe menaxhimin e krizës së emigrantëve që goditi qytetin.

Tërheqja e tij pritet të riformatojë tërësisht dinamikën elektorale në metropolin amerikan, duke i shtuar intensitet garës për Bashkinë e Nju Jorkut, ku Mamdani mbetet favorit, por tani përballë një fronti gjithnjë e më të bashkuar kundër tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Tajfuni Bavi, evakuohen 600,000 persona në Kinë

Kina evakuoi më shumë se 600,000 njerëz nga shtëpitë e tyre të shtunën ndërsa përgatitet për mbërritjen e tajfunit Bavi, i cili pritet të godasë...
14:10 | 11/07/2026

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak

Trupat ushtarake gjermane që ndodhen në bazën fushore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit në Irak do të tërhiqen deri në fund të shtatorit, sipas një...
10:54 | 11/07/2026