Spiunonte për Izraelin, Irani ekzekuton të akuzuarin

29 Shtator 2025 | 13:01

Irani tha të hënën se ekzekutoi një burrë i cili u akuzua për spiunazh për Izraelin, duke e përshkruar atë si “një nga spiunët më të mëdhenj për Izraelin në Iran”.

Agjencia e lajmeve Mizan e Iranit, e cila është zëdhënësja zyrtare e gjyqësorit, tha se burri, është  identifikuar si Bahman Choobiasl dhe se ky është ekzekutimi i 10-të që nga konflikt 12-ditor me Izraelin.

Sipas medias, Choobiasl dyshohet se ka punuar në “projekte e telekomunikacioni” dhe ka raportuar mbi “rrugët e importimit të pajisjeve elektronike” pa ofruar prova.

Më herët këtë muaj, Irani ekzekutoi Babak Shahbazin, i cili dyshohej se spiunonte për Izraelin. Aktivistët e kundërshtuan këtë, duke thënë se Shahbazi u torturua deri në një rrëfim të rremë pasi i shkroi një letër Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky duke i thënë të luftonte për Kievin.

Teherani ka qenë një nga mbështetësit e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, duke i siguruar Moskës dronët e saj Shahed, të cilët tani përdoren nga forcat ruse në sulmet e tyre të përditshme ndaj objektivave civile ukrainase.

Grupi i të Drejtave të Njeriut në Iran me seli në Oslo dhe Qendra Abdorrahman Boroumand për të Drejtat e Njeriut në Iran me seli në Uashington thonë se mbi 1,000 njerëz janë ekzekutuar në Iran këtë vit.

Numri mund të jetë më i lartë pasi Irani nuk raporton për çdo ekzekutim, sipas raportimeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026