Shtyhet seanca paraprake për dosjen në ngarkim të Veliaj, zbardhet shkaku
Seanca paraprake në ngarkim të kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj, nuk është zhvilluar këtë të hënë, pasi disa të pandehur nuk u njoftuan sipas procedurave dhe në kohë. Veliaj nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati i tij, Artur Selmani. Mbetet për t’u parë nëse në seancën e ardhshme do të jenë plotësuar kushtet për vijimin e procedurës gjyqësore.
Erion Veliaj përballet me 13 akuza të rënda penale, të cilat lidhen kryesisht me korrupsion pasiv, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe falsifikim të pasurisë. Sipas SPAK, akuza përfshijnë:
- 9 raste korrupsioni të zyrtarëve të lartë, të kryera në bashkëpunim;
- Pastrim parash përmes kompanive private dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten;
- Deklarim i rremë i pasurisë;
- Fshehje të ardhurash;
- Shpërdorim detyre;
- Futje e sendeve të paligjshme në ambientet e vuajtjes së dënimit;
- Ndryshim i planit të detajuar vendor dhe dhënie e një leje ndërtimi për objekt shumëkatësh, ku bashkëshortja kishte interesa financiare, duke dëmtuar interesat e shtetit.
Prokuroria e Posaçme njofton se Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë marrë përfitime të parregullta në shuma monetare dhe pasuri të paluajtshme nga subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, të cilat kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni