Policia zbardh vrasjen e biznesmenit italian në Tepelenë: Identifikohet autori

29 Shtator 2025 | 14:42

Policia e Gjirokastrës dhe ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale të DPPSh-së, kanë çuar në zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të 26 shtatorit, në aksin rrugor “Nivicë–Salari”, ku u vra me armë zjarri shtetasi italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç. Trupi i pajetë i tij u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”.

Pas ngritjes së një grupi të posaçëm hetimor, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, Kamber Sulçe 48 vjeç, banues në Mesaplik të Vlorës.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë nisur pas një konflikti verbal për motive të dobëta mes viktimës dhe autorit të dyshuar, i cili më pas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Sarchit dhe personave që e shoqëronin, ndërsa ndodheshin pranë automjeteve të tyre. Si pasojë e të shtënave, shtetasi italian ka humbur jetën në vend.

Policia ka kryer një sërë kontrollesh në vendngjarje dhe në zona të tjera, duke sekuestruar dy armë gjahu dhe automjetet e përdorura nga viktima dhe shoqëruesit e tij. Në një stan të braktisur, në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, u gjetën automjeti dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë krimit, si dhe një çantë me pajisje të dyshuara ushtarake, përfshirë dylbi termike, dylbi me infra të kuqe, mbajtëse arme dhe një elektrik dore.

Në vijim të hetimeve, u ushtruan kontrolle edhe në banesën e autorit dhe në banesat e familjarëve të tij në Mesaplik dhe në qytetin e Vlorës, ku u gjetën dhe sekuestruan rreth 2.5 milionë lekë (në lekë dhe euro), tre armë gjahu me municion luftarak, 450 fara të dyshuara si cannabis sativa, si dhe dy kasaforta ende të pashqyrtuara.

Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe me Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, me qëllim kapjen e shtetasit Kamber Sulçe, 48-vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026