Biznesmeni italian u vra në Tepelenë, kushëriri: Kishte konflikt me djemtë e ortakut

29 Shtator 2025 | 10:30

Kushëriri i Edoardo Sarchi, biznesmeni i cili u vra me një plumb në kokë të shtunën në zonën e Salarisë, ka folur për herë të parë pas ngjarjes tragjike.

Riccardo Barbieri, kushëri i viktimës dhe pronar i një hoteli në zonën e Varesës, në një intervistë për ‘La Republica’ ka dhënë detaje mbi konfliktet e mundshme që 44-vjeçari mund të ketë pasur dhe që ndoshta lidhen me vdekjen e tij.

Sarchi ishte vendosur në Shqipëri prej 20 vitesh, ku zhvillonte aktivitetin e tij në biznesin e pasurive të paluajtshme. Kushëriri e përshkroi atë si një person të sinqertë dhe të butë, që la pas një familje të martuar me dy fëmijë.

“Po marrim informacion vetëm nga mediat lokale. Lajmet në televizion nuk ofrojnë asnjë siguri për atë që ndodhi realisht. Funerali do të mbahet nesër. Kjo është një humbje e madhe për familjen”, u shpreh Barbieri.

Ai gjithashtu sugjeroi se ortaku i viktimës në biznes mund të ketë lidhje me ngjarjen, duke theksuar se konflikti mund të lidhej me “diçka që ndodhi me dy fëmijët e partnerit të tij në biznes”.

“Mendojmë se ishte një sherr, por vetëm hetimet do të tregojnë të vërtetën. Nuk mund të kuptojmë motivet që çuan në vrasjen e Edoardos,” shtoi ai.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026