“Defender Europe 21” zbarkon në Tiranë, të pranishëm ambasadorja Kim, Rama dhe Meta
Ditën e sotme “Defender Europe 21” ka zbarkuar në Tiranë, ku do të zhvillohen stërvitje në sheshin “Nënë Tereza” , të cilat mund të ndiqen edhe nga qytetarët.
Të pranishëm në këtë ceremoni janë ambasadorja amerikane Yuri Kim, kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta si dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Gjatë fjalë së saj, ambasadorja amerikane u shpreh se Amerika e di që ka një aleatë të fortë dhe të guximshme që është Shqipëria.
Ajo nënvizoi se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe SHBA duhet të jetë mbi çdo gjë.
Ndërsa, kryeministri Edi Rama u shpreh se “kjo ekspozitë s’do ishte njësoj, pa mbështetjen e SHBA për rritjen e kapaciteteve tona ushtarake”.
Ai shtoi se misioni i përbashkët është rritja e kapaciteteve të Forcave të Armatosura.
“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore.
Në këtë stërvitje janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.
Lexoni gjithashtu:
Përgatitjet për ditën e hapur të “Defender 21”, publiku njihet me mjetet ushtarake
“Defender 21” në Zall-Herr, Euronews Albania sheh nga afër stërvitjen për heqjen e minave
Defender 21 në Zall Herr, trupat amerikanë dhe shqiptarë operojnë sot në kantiere
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës