Britania me shërbim të ri digjital, Starmer: Spital online, 8.5 mln takime shtesë

30 Shtator 2025 | 09:19

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer do të njoftojë sot një riorganizim të madh të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS), duke premtuar krijimin e një “spitali online” që synon të përmirësojë aksesin në kujdes shëndetësor dhe të shkurtojë ndjeshëm kohët e gjata të pritjes.

Gjatë fjalimit të tij kryesor në konferencën e Partisë Laburiste, Starmer do të prezantojë planin për një shërbim të ri dixhital, të quajtur NHS Online, që do të lançohet në vitin 2027 si pjesë e vizionit të tij për një Britani “më të drejtë dhe më moderne”.

Platforma do t’u mundësojë pacientëve të:

  • Rezervojnë takime mjekësore

  • Marrin këshilla klinike të drejtpërdrejta

  • Menaxhojnë skanime dhe teste diagnostike

  • Porosisin receta mjekësore

  • Caktojnë procedura fizike në spitale, qendra kirurgjikale dhe diagnostikuese

Sipas Laburistëve, kjo nismë do të mundësojë deri në 8.5 milionë takime shtesë në NHS gjatë tre viteve të para të implementimit. Po ashtu, pritet të zvogëlojë ndjeshëm vonesat aktuale që kanë rënduar sistemin shëndetësor pas pandemisë.

Duke e cilësuar këtë hap si “një kapitull të ri në historinë e NHS-së sonë”, Starmer do të theksojë se kjo platformë dixhitale shënon fillimin e një revolucioni teknologjik në kujdesin shëndetësor dhe do të ndihmojë në rikthimin e besimit të qytetarëve në shërbimet publike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026