Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Kuvendi nuk është konstituar
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim të martën që seanca konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar dhe që ajo duhet të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi.
Gjykata e ka arsyetuar vendimin e saj, duke përmendur se ende nuk është zgjedhur nënkryetari i Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.
Ajo i ka urdhëruar deputetët që në pajtim me nenet në fuqi të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në të mirë të interesit të Kosovës, kur të zgjedhin nënkryetarin nga ky komunitet.
Gjykata e ka marrë këtë vendim pas ankesës së Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e pakicave.
Emilija Rexhepi është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit nga minoriteti joserb, ndërsa asnjëri deputet serb nuk i ka siguruar votat e nevojshme, pavarësisht disa rundeve të votimit.
Lista Serbe politik beson se kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk ka vepruar në mënyrë të drejtë kur e ka shpallur Kuvendin të konstituuar pa u zgjedhur edhe nënkryetari serb.
Pas pranimit të ankesës, Gjykata Kushtetuese ka vendosur një masë të përkohshme, e cila ua ka ndaluar deputetëve të ndërmarrin veprime drejt formimit të Qeverisë së re deri më 30 shtator, meqë ka pasur dyshime për ndonjë shkelje kushtetuese.
Lëvizja Vetëvendosje, parti që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe aktualisht është në pushtet, e ka kritikuar masën e vendosur nga Kushtetuesja, ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë ditë më parë se beson që bllokimi i Kuvendit për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga pakica serbe, përderisa Kryesia e tij ka kuorum, do t’i cenonte në mënyrë serioze themelet mbi të cilat është ndërtuar shteti.
Sipas saj, votimi në pako për dy pozitat e rezervuara për minoritetet nuk kërkohet me Kushtetutë, siç pretendon Lista Serbe, dhe se Rregullorja e Punës e Kuvendit nuk është mbi dokumentin më të rëndësishëm në vend.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit