“Po negociohet me autorin e vrasjes së biznesmenit”, Hoxha: Është brenda territorit
Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin Now në Euronews Albania se Kamber Sul#e, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë ndodhet brenda territorit të vendit dhe policia është duke negociuar me qëllim që të vetëdorëzohet.
Hoxha theksoi se në kushtet e vetëdorëzimit, autori mund të përfitojë edhe lehtësirat që parashikon ligji pas nuk bëhet fjalë për një ngjarje kriminale të mirorganizuar.
“Personi është brenda territorit dhe kjo është gjë e provuar pasi aktualisht ka negociata për vetëdorëzimin e tij, duke i ofruar atij me vetëdorëzim edhe rrethana lehtësuese, sepse ngjarja në vetvete nuk është një ngjarje e mirëorganizuar ai mund të përfitojë nga kjo. Nga aq sa kam mësuar duke qenë se ngjarja ka ndodhur në këto rrethana po negociohet me njerëz të afërt që të dorëzohet duke përfituar ato që parashikon ligji. Ai mund të sqarojë pse ai ka marrë këtë vendim dhe pse u ndodh aty, për këtë gjë policisë i intereson shumë që ta mbyllë këtë histori. Fakti që po negociohet do të thotë që është brenda territorit, nuk ka dalë”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Anglia e nis me fitore, mposht Kroacinë 4-2
Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV
Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave
- 00:18 Anglia e nis me fitore, mposht Kroacinë 4-2
- 00:04 Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV
- 23:58 Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave
- 22:38 Afganistani ndalon përdorimin e telefonave inteligjentë për nëpunësit civilë
- 22:34 Trajneri Eric Roy ndërron jetë në moshën 58-vjeçare
- 22:32 Muçollari lexon mes rreshtave rezolutën e PE: Ka një qëndrim politik për protestën