Britania ashpërson masat e qëndrimit ndaj emigrantëve, vendos kushte të reja
Emigrantët që duan të fitojnë të drejtën për të qëndruar përgjithmonë në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të tregojnë se kontribuojnë realisht në shoqëri, paralajmëroi të martën sekretarja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, në fjalimin e saj në konferencën vjetore të Partisë Laburiste, shkruan BBC.
Sipas planeve të reja që po shqyrtohen nga qeveria laburiste, emigrantët do të duhet të plotësojnë disa kushte për të përfituar statusin e qëndrimit të përhershëm përfshirë:
- Njohuri të avancuara të gjuhës angleze
- Dëshmi për një rekord penal të pastër
- Angazhim vullnetar në komunitetin lokal
Në të njëjtën kohë, qeveria synon të dyfishojë periudhën që kërkohet aktualisht për të përfituar statusin e përhershëm, nga pesë vite në dhjetë vite qëndrim të ligjshëm në vend.
Ky ndryshim vjen si kundërpërgjigje ndaj partisë së ekstremit të djathtë, Reform UK, e cila ka premtuar të anulojë tërësisht të drejtën për leje qëndrimi të përhershme dhe të detyrojë migrantët të aplikojnë çdo pesë vite për viza të reja, pavarësisht nëse kanë kontribuar për dekada në ekonomi.
Kryeministri Keir Starmer e ka quajtur këtë politikë ‘raciste’ dhe ‘të pamoralshme’, ndërsa ministrja e Financave Rachel Reeves tha se është ndryshe të deportosh persona që janë ilegalë, por krejt tjetër të largosh njerëz që kanë ndërtuar jetë të ndershme në Britani.
Në fjalimin e saj të parë si Sekretare e Brendshme në konferencën e partisë, Shabana Mahmood theksoi nevojën për një sistem të drejtë, por të fortë: “Kemi nevojë për një sistem që i vlerëson ata që kontribuojnë dhe respektojnë rregullat. Nëse nuk përballemi me këtë sfidë, vizioni ynë për një Britani të hapur dhe tolerante do të shuhet”, tha ajo.
Sipas planeve të reja, individët me aftësi të larta ose me kontribut të jashtëzakonshëm mund të fitojnë leje qëndrimi më herët se 10 vite. Gjithashtu, për të fituar të drejtën e qëndrimit të përhershëm, migrantët nuk duhet të kenë marrë ndihma sociale dhe duhet të kenë paguar kontribute të sigurimeve shoqërore.
Sipas vlerësimeve të Migration Observatory, aktualisht janë rreth 4.5 milion persona që kanë statusin e qëndrimit të përhershëm në Britani, përfshirë rreth 430,000 shtetas jashtë BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur