Tetori rozë, 805 gra dhe 10 burra u zbuluan me kancer gjiri në 2024
Kanceri i gjirit vazhdon të shtojë numrin e grave të prekura prej tij nga viti në vit. Edhe 2024 ka shënuar rritje të rasteve të reja, dhe më shumë shtrime spitalore.
Të dhënat u bënë publike nga drejtoresha e sapo emëruar në krye të ISHP Dorina Toçi në kuadër të tetorit rozë, muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.. Ajo tha se pavarësisht pacienteve në rritje, lajm i mirë është se nuk ka shtim tek moshat e reja.
“Për vitin 2024 bazuar në regjistrin kombëtar të kancerit janë diagnostikuar 805 raste të kancerit të gjirit te gratë. Është një incidencë që ka ardhur në rritje, grupmosha më e rrezikuar është 50-70- vjeç”, tha Toçi.
Por kanceri i gjirit nuk kursen as meshkujt, përgjatë vitit 2024.
“10 raste me kancer të gjirit te meshkujt, sigurisht prek edhe meshkujt por shumë më rrallë se te gratë”, theksoi ajo.
Specialistët e shëndetësisë vënë theksin tek kapja në faza të hershme të kancerit të gjirit si një formë për të rritur mbijetesën.
Përgjatë vitit që lamë pas 25 mijë gra në të gjithë vendin kanë kryer mamografinë, 50 prej tyre kanë zbuluar se janë të prekura nga kanceri i gjirit. Bluzat e bardha apelojnë për vetëkontroll të gjirit dhe kryerjen e ekzaminimeve ekografike apo dhe mamografinë në mënyrë periodike pas moshës 50 vjeç.
Përleshja mes dy familjeve në Kosovë përfundon tragjikisht, humb jetën një 27-vjeçar
“Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”! Trump zemërohet me Izraelin
Presidenti rumun emëron Adrian Vestean si kryeministër
- 10:32 Rama: Të vetmit përfitues nga protesta janë Qeveria Shqiptare dhe Partia Socialiste
- 10:31 Vrasja e 45-vjeçarit në Mirditë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes! Policia vijon hetimet (VIDEO)
- 10:18 Dosja “Partizani”, Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitjeje
- 10:08 India goditet nga vala ekstreme e të nxehtit, 64 gradë në diell
- 09:56 Pas marrëveshjes me SHBA-në, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban
- 09:53 Mashtronte të huajt me premtime për studime jashtë vendit, dërgohet në gjyq administratori i një kompanie