“Anëtarët e Hamasit do vriten”, Goxhaj: Ja çfarë fshihet pas planit me 20 pika

1 Tetor 2025 | 21:58

Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i UÇK komentoi në emisionin Now në Euronews Albania planin me 20 pika të prezantuar nga presidenti amerikan Donlad Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Sipas Goxhajt, synimi i këtij plani është që Gaza të vihet totalisht nën kontrollin e Izraelit dhe të shuhet rezistenca e armatosur me vrasjen e të gjithë anëtarëve të Hamasit.

“Synimi është që të marrë totalisht në kontroll Gazën, pasi ky plan në disa pika të tij ja jep totalisht në kontroll Izraelit. Ushtria izraelitë mbetet në Gaza deri në momentin që ata e shohin të arsyeshme që është vënë siguria dhe pushtuesi nuk e sheh asnjëherë të arsyeshme të tërhiqet. Dhe e dyta, pse them eliminimin e Hamasit se thotë amnisti, nuk po i përzënë, ata që amnistohen sërish do jenë objektiv i Mosadit që nuk e di kush janë anëtarët e Hamasit, di disa koka, por 30 mijë anëtarë të Hamasit nuk i di. Është eliminimi, është e njëjta taktikë që përdorin këta për të eliminuar çdo lloj rezistence. E njëjta taktikë u përdor me UÇK, u propozua dhe u firmos në mënyrë të gabuar demitilarizimi dhe shpërbërja e UÇK dhe sot ata zotërinj i ke në Hagë. Po mos të ishte shpërbërë UÇK, por të ishte kthyer në ushtri të Kosovës, ata sot nuk do ishin në Hagë”, tha Goxhaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Anglia e nis me fitore, mposht Kroacinë 4-2

Anglia e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Kroacinë me rezultatin 4-2 në ndeshjen e parë të Grupit L....
00:18 | 18/06/2026

Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reaguar për miratimin e amendamentit që parashikon që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe, në raportin...
00:04 | 18/06/2026

Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shfuqizojë vendimin e vitit 2007, me të cilin 11 rrugë dhe një shesh në Tetovë morën...
23:58 | 17/06/2026