Izraeli bllokon flotën e aktivistëve, zemërim dhe protesta në mbarë botën
Të paktën 20 mjete lundruese të ushtrisë izraelite rrethuan 50 varka që transportonin ndihma drejt Gazës natën e së mërkurës, pasi i lokalizuan ato 75 milje nga bregu.
Në bordin e varkave ndodheshin një numër i konsiderueshëm aktivistësh, përfshirë atë suedeze Greta Thunberg, si dhe ligjvënës të shumtë të Parlamentit Evropian, të cilët u përpoqën të thyenin bllokadën detare izraelite.
Thunberg, e cila ndodhej në bordin e anijes “Alma”, u arrestua – bënë të ditur autoritetet izraelite.
“Varka të shumta të flotës Hamas–Sumud u ndaluan dhe pasagjerët e tyre u transferuan të sigurt në një port izraelit”, deklaroi Ministria e Jashtme hebraike.
Sipas njoftimit, Greta dhe miqtë e saj janë në gjendje të mirë dhe të shëndetshme. Dikasteri diplomatik shtoi se shprehu gatishmërinë për t’i kaluar ndihmat në Gaza përmes kanaleve të tjera.
Përpara arrestimeve, aktivistët deklaruan se Forcat Mbrojtëse Izraelite kishte lokalizuar varkat “Alma” dhe “Sirius”.
Qeveria izraelite e akuzon flotën se është e lidhur me Hamasin, duke paraqitur dokumente të gjetura në Gaza që provojnë sipas saj lidhjen mes grupit militant dhe nismës së aktivistëve.
Këta të fundit i hedhin poshtë akuzat dhe thonë se shteti hebre vetëm sa po përpiqet të justifikojë ndërhyrjet e ushtrisë së tij.
Bllokimi i varkave të flotës shkaktoi zemërim, kritika dhe protesta masive që u mbajtën në qytete të ndryshme të botës, si në Itali, Greqi, Spanjë, Belgjikë, Turqi, Argjentinë dhe Kolumbi.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq