577 kg kanabis në gomone, policia arreston 3 persona në Vlorë
3 persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pas sekuestrimit të 577 kg kanabis, e cila ndodhej në një gomone.
Një pjesë e lëndës narkotike ishte në formë çokollate.
Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar, Mandi Begaj, Herman Muçaj dhe Ëngjëllush Mukaj.
Sipas policisë këta persona në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, ndodheshin në bord dhe pas pikasjes nga policia, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u arrestuan menjëherë.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të lëndës narkotike, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania