“Do regjistrojmë hapësirat publike”, Rama: Asnjë lëvizje pa leje rreth pallateve

3 Tetor 2025 | 11:51

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për shtyp nga Kryeministria me ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Rama tha se sot hyn në fuqi si një detyrim ligjor regjistrimi i hapësirës publike rreth pallateve të banimit.

“Deri më sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike. Sot me këtë masë të re hyn në fuqi si një detyrim ligjor pikërisht regjistrimi i hapësirës publike. Që domethënë kur kemi një zhvillim të caktuar mbi një pronë private për një godinë, e cila pastaj ju jepet një numri të caktuar familjesh apo biznesesh, çdo metër katror rreth e rrotull e godinës nuk është më pronë private, është publike. Nuk mundtë ketë aty gardhe e zhvillime të tjera për privatin pasi vetë koncepti i shfrytëzimit të pronës domethënë nga kjo në ti mund të shfrytëzosh ka dhe pjesa tjetër i takon të gjithëve. Në këtë të fundit janë bashkëpronarë si komunitet, është hapësirë publike. Kjo bën që të jetë shumë të qatë të gjithë ata që sot janë zaptues të hapësirave publike dhe ata të gjykatës të cilët në rastin më të mirë nga injoranca dhe në rastin më të keq nga paraja, mbyllin sytë dhe japin masa sigurimi padije dhe i japin dhe të drejtë zaptueseve. Nuk mundet askush ë pretendojë se ka pronën e vet se me parë i ka marrë asaj prone të gjitha të ardhurat si pasojë e një zhvillimi”, tha Rama.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026