Takimet e Kurtit me opozitën për dialogun, Spahiu: S’kanë çfarë të diskutojnë, ende s’ka një çmim nga Beogradi

24 Maj 2021 | 10:09

Analisti Nexhmedin Spahiu u shpreh në Euronews Albania se Albin Kurti nuk ka se çfarë të diskutojë me opozitën për çështjen e dialogut, pasi ende nuk ka marrë një çmim nga ana e Beogradit për njohje të Kosovës.

“Mendoj kjo është një kortezi, për shkakun se akoma nuk ka se çfarë të bisedojë me opozitën përderisa nuk ka një çmim nga ana e Beogradit për njohjen e popullsisë së Kosovës”, u shpreh zoti Spahiu.

“Beogradi akoma thotë që nuk do ta njohë Kosovën”, u shpreh ai më tej.

Analisti sqaroi se Serbia në mënyrë informale e ka thënë çmimin, nëpërmjet non-paper.

“Prapë se prapë ajo nuk ka thënë që do të bëjë njohjen, ka thënë që mund ta bëjë pranimin e humbjes së Kosovës. Një njohje de-fakto në kërkim të autonomisë së asosacionit të komunave me shumicë serbe në jug të lumit Ibër”, tha ai.

Sipas analistit, negocimi i takon kryeministrit dhe çmimi me të cilin e nxjerr njohjen.

“Nëse nuk e nxjerr njohjen nga Serbia atëherë këto negociata janë kot”, përfundoi ai.

Këtë javë pritet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të nisë takimet me krerë të partive politike për të bashkërenduar platformën për dialogun me Serbinë.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës se kreut të qeverise, ndërsa kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thëne se nuk do të shkojë në ketë takim dhe ka kërkuar saktësim të temave të diskutimit.

LEXONI GJITHASHTU:

“Takimet e Kurtit një farsë”, analisti Muhaxhiri: Nuk kanë efekt me ato debate që ka në kuvend

Albin ​Kurti takon Portman, kërkohet bashkëpunim me Britaninë për njohje të reja të Kosovës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026