Pezullohet nga detyra polici në Gjirokastër, dyshohet për shpërdorim detyre
AMP e rajonii Vlorë-Gjirokastër, ka ekzekutuar një urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për pezullimin nga detyra të një efektivi policie këtë premte
Bëhet fjalë për nënkomisarin DH. Ç., i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ushtronte funksionin e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum pranë Komisariatit të Policisë Përmet.
Prokuroria ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, ndërsa ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.
Masat janë marrë në vijim të hetimeve të thelluara të nisura në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, ku, sipas burimeve zyrtare, gjatë marrjes së deklarimeve dhe veprimeve të tjera hetimore kanë dalë dyshime të arsyeshme për shkelje të kryera nga oficeri i policisë.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe për identifikimin e mundshëm të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të dyshuar kriminale.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi