Gjirokastër/ Polici përplas për vdekje 71-vjeçaren, arrestohet nga AMP

3 Tetor 2025 | 20:17

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë në Grapsh. Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën një grua rreth moshës 71 vjeçe.

Aksidenti ka ndodhur menjëherë sapo viktima ka dalë nga autobusi i linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë. Një automjet i cili drejtohej nga një oficer i Policisë së Shtetit mori para të moshuarën. Përplasja ishte fatale duke i marrë jetën. Policia bën me dije se 55-vjeçari po shkonte për në punë me automjetin e tij personal kur ka ndodhur ngjarja.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe AMP ku kanë bërë shoqërimin e policit në ambientet e komisariatit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026