Cërrik, vajzat sfidojnë paragjykimet, zgjedhin bujqësinë e veterinarinë

3 Tetor 2025 | 20:14

Profesionet në bujqësi dhe veterinarinë po rikthehen sërish në vëmendjen e të rinjve. Në shkollën profesionale “Mihal Shahini” në Cërrik, gjithnjë e më shumë nxënës, madje edhe vajza, po zgjedhin të formohen në këto profile.

Arkita Isufi, nxënëse në degën e veterinarisë, tregon se vendimi i saj nuk ka qenë i lehtë, pasi shpesh është përballur me paragjykime.

“Dega e veterinarisë mu duk një degë shumë e arsyeshme dhe thash pse jo, duke parë që të gjithë moshatarët e mi shkuan drejt një gjimnazi të përgjithshëm, unë mendova të vazhdoj një shkollë profesionale dhe të kem një zanat timin. Plus, më pëlqen shumë të merrem me kafshët. Kam pasur edhe përbuzje nga të rinjtë ose familjarët që më thoshin ‘pse do vazhdosh për veterinar, pse do merresh me kafshët, është zanat burrash’.”-shprehet Arkita Isufi, nxënëse e shkollës “Mihal Shahini” Cërrik

E njëjta dëshirë për të zgjedhur një drejtim profesional lidhet edhe me Alesia Vitanin, nxënëse e agronomisë.

“Agronomia është një degë shumë e bukur. Më pëlqen shumë edhe fakti që prindërit e mi janë fermerë dhe unë dua t’i ndihmoj ata më vonë. Është e bukur të studiosh procesin e bimëve, sesi ato rriten, dhe më pëlqen shumë ta vazhdoj këtë degë.”-shprehet Alesia Vitani, nxënëse e shkollës “Mihal Shahini” Cërrik

Dikur shkolla profesionale “Mihal Shahini” në Cërrik numëronte 600-700 nxënës. Për një periudhë interesi ra thuajse totalisht, ndërsa tashmë jo vetëm është rikthyer vëmendja, por edhe vajzat zgjedhin drejtime të tilla si veterinari, bujqësi, agro-turizëm, prodhim bimor dhe frutikulturë.

“Për herë të parë ne kemi vajza të regjistruara në drejtimin bujqësi, pra e gjithë puna që është bërë për promovimin e këtij drejtimi na ka dalë e suksesshme. Aktualisht drejtimet në shkollë janë bujqësia dhe veterinarinë, si dhe profili i teknologjisë bujqësore.”-shprehet Erina Disho, Drejtoreshë e shkollës “Mihal Shahini” Cërrik

Nga një periudhë kur këto profesione nuk përdoreshin pothuajse fare, sot ato po rimarrin rëndësinë e tyre duke u parë si një mundësi reale punësimi dhe zhvillimi në zonat rurale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026