Vodhi çantën me mijëra euro, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

4 Tetor 2025 | 10:00

Si rezultat i kallëzimit të menjëhershëm nga një qytetar, se në një lokal në rrugën “Mihal Duri” i kishin vjedhur çantën me një shumë të konsiderueshme eurosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan dhe arrestuan autorin e dyshuar të vjedhjes.

Shtetasi i arrestuar është A. G., 65 vjeç.

Sipas raportimeve, çanta u gjet e fshehur në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga A.G.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026