Trump paralajmëron Hamasin: Lëvizni shpejt, ose marrëveshja dështon
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Hamasit, duke kërkuar veprim të menjëhershëm në drejtim të zbatimit të marrëveshjes së paqes të propozuar nga ai dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkruan:
“E vlerësoj që Izraeli ka ndaluar përkohësisht bombardimet në mënyrë që t’i japë një shans lirimit të pengjeve dhe Marrëveshjes së Paqes për t’u përfunduar.”
Ai i bën thirrje Hamasit të veprojë pa vonesa.
“Hamasi duhet të veprojë shpejt, përndryshe të gjitha bastet do të anulohen. Nuk do të toleroj vonesë, të cilën shumë mendojnë se do të ndodhë, ose ndonjë rezultat ku Gaza përbën përsëri një kërcënim. Le ta bëjmë këtë, SHPEJT. Të gjithë do të trajtohen në mënyrë të drejtë!”, shkruan Trump.
Deklarata e Trump vjen pak ditë pasi Izraeli dhe Hamasi sinjalizuan mbështetje të pjesshme për planin e tij të paqes me 20 pika. Presidenti ka vendosur një afat për Hamasin që të pranojë kushtet e marrëveshjes, përndryshe ka paralajmëruar pasoja të ashpra.
“Nëse nuk e pranojnë deri të dielën, do të përballen me një FERR, siç askush nuk e ka parë më parë,” ka deklaruar më herët Presidenti Trump.
Që nga sinjalizimi për mbështetje të pjesshme nga Hamasi, ushtria izraelite ka ndërmarrë tre sulme ajrore në qytetin e Gazës, ku sipas burimeve mjekësore, një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë, Zyra e Kryeministrit Netanyahu ka konfirmuar se Izraeli po përgatitet për fazën e parë të zbatimit të planit të paqes:
“Ne do të vazhdojmë të punojmë në bashkëpunim të plotë me Presidentin dhe ekipin e tij në mënyrë që t’i japim fund luftës në përputhje me parimet e përcaktuara nga Izraeli, të cilat janë në përputhje me vizionin e Presidentit Trump.”
Sipas planit, ndër të tjera, parashikohet tërheqje e pjesshme e trupave izraelite nga Gaza dhe ndërprerje e sulmeve ushtarake, në këmbim të lirimit të pengjeve dhe ndalimit të veprimtarisë militante nga Hamasi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve