E ka quajtur Izraelin shtet terrorist, reagon Erdogan për reagimin e Hamas për paqe
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka reaguar për herë të parë pas përgjigjes së Hamasit ndaj planit të armëpushimit të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, duke e cilësuar atë si një zhvillim konstruktiv në drejtim të paqes së qëndrueshme në Rripin e Gazës.
Në një reagim të shpërndarë në rrjetet sociale, Erdogan tha se përgjigjja e Hamasit përbën “një hap të rëndësishëm drejt arritjes së paqes së përhershme”, ndërsa bëri thirrje për ndaljen e menjëhershme të sulmeve izraelite dhe respektimin e planit për armëpushim.
“Duhet të merren pa vonesë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gaza dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme,” shkroi ai.
Presidenti turk e cilësoi situatën aktuale në Gaza si një “gjenocid” dhe një “pamje të turpshme që ka lënduar ndërgjegjen globale”, duke kërkuar një fund të menjëhershëm të konfliktit.
Erdogan u zotua se Turqia do të vijojë përpjekjet për të siguruar një rezultat sa më të favorshëm për palestinezët dhe për të çuar përpara zbatimin e zgjidhjes me dy shtete, të mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare.
Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta me Iranin në ditën e 11-të, SHBA godet objektivat ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë