Rama tregon pse zgjodhi Manastirliun për Tiranën: Kam dëshmitarë

5 Tetor 2025 | 11:10

Ogerta Manastirliu, kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë Tiranë ishte e ftuara e parë e sezonit të ri të podcastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë bisedës Rama tregoi edhe arsyen se pse vendosi ta kandidonte pikërisht Manastirliun për kryetare të Bashkisë Tiranë. “Nga të gjitha anketimet që kemi bërë Manastirliu ishe kryetarja e bashkisë që shumica donte”, tha Rama.

“Ti e di shumë mirë që kemi bërë anketime të vazhdueshme dhe dimë çfarë mendojnë njerëzit për temat, për shqetësimet, edhe, në një farë mënyre, dimë edhe si t’i interpretojmë. Dhe në rastin konkret, në të gjitha anketimet dhe në të gjitha rrugët e testimit të opinionit, ti ishe kryetarja e bashkisë që shumica donte, me diferencë nga çdo lloj emri tjetër që kemi testuar, dhe kam dhe dëshmitarë për këtë. Kjo ishte arsyeja që unë s’kisha ç’të pyesja, edhe pse prapë do pyesja; por domethënë kjo ishte akoma më e thjeshtë. Besoj se Tirana do të ketë jo vetëm të parën grua kryetare bashkie në historinë e vet, por një kryetare bashkie që nuk do mbetet jashtë atij grupi njerëzish që në këtë qytet kanë bërë histori”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026