Vëllai i deputetit në SKY Ecc: Po u hap ENCRO jemi për mal, s’ka zgjidhje tjetër

5 Tetor 2025 | 14:57

Enea Kume, vëllai i deputetit socialist ne qarkun e Durrësit Loer Kume është një nga personat e arrestuar gjatë operacionit te fundit të SPAK.

Në dosjen e siguruar nga Euronews Albania, ai dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 ne qytetin bregdetar.

Në një nga bisedat në SKY Ecc ku vëllai i deputetit socialist komunikon me Aldo Avdylin, i shpallur në kërkim, shpreh shqetësimin së zbërthimi i aplikacionit Encro chat do t’i sjellë probleme.

Biseda në SKY Ecc:

….Po ca pune do na dali me enkron…Ne qe s’na jan kap ne dor per … kan ik…Ato jon ca i kapin n dor…Po ai ka maru pun e dak

Bashkoena blejm ca arm e rrim n mal vlla…zgjidhje tjeter ska… Kuptoj….Per mal jena me u hap të gjitha…Ska zgiidhje tjeter.

Në datën 21 nëntor në orën 12:13, Elidon (Aldo) Avdyli ka biseduar me Enea Kumen dhe biseda përveç të tjerave dyshohet se bën fjalë për Edmir Bregun.

Elidoni i ka shkruar Eneas se “ishalla po del sot ai gruaq…” ndërsa në orën 12:32, i ka shkruar që të flasë me Bazholin dhe t’i thotë që t’i jape “Bolit” alias Ermir Dedja, 300 euro që të paguaj shtëpinë. Sipas Elidonit, Ermiri i ka nxirë jetën por lekët i meriton pasi ka qëndruar gati dhe shpresonte që (vrasjen) ta kryenin atë ditë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026