Vrasja e shqiptarit dhe pronarit të kampingut në Greqi, policia po heton dy pista

7 Tetor 2025 | 15:38

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet që po kryhen lidhur me vrasjen e regjistruar të dielën në Finikounda të Greqisë. Policia ka nisur hetimet për dy pista lidhur me vrasjen e shqiptarit dhe pronarit grek të kampingut ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Pistat e hetimit janë motivet personale ose financiare. Sipas hetuesve të policisë që po merren me çështjen ata kanë përjashtuar tashmë grabitjen si motiv dhe duken të bindur se pas sulmit fshihen arsye të tjera, më personale.

Dy rastet e mëparshme ndaj pronarit të kampit rrisin dyshimet se autori i vrasjes mund të jetë i njëjtë me sulmet e ndodhura në të kaluarën. Hetuesit po kryejnë hetime për të mësuar nëse viktimat dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin.

Gjithashtu një tjetër pyetje që kërkojnë hetuesit të dinë është nëse dikush ka urdhëruar vrasjen dhe se autori është vrasës me pagesë. Sipas medias greke, Protothema motivet janë dukshëm personale nga mënyra se si veproi autori.

Ai e la motorin e tij në hyrje të objektit, hyri në zonë duke ecur pa mbuluar tiparet e fytyrës, qëndroi para viktimave dhe i ekzekutoi ata me gjakftohtësi. Pastaj, pa hequr asnjë send nga zona ai u kthye në automjetin e tij dhe u largua.

Policia nuk gjeti asnjë gëzhojë në vendngjarje. Burri i parë u vra në vend, brenda zyrës ndërsa viktima e dytë u përpoq të arratisej, por autori e qëlloi pas shpine dhe e vrau. Nipi i pronarit u shpëtoi plumbave por ai nuk ka arritur ta identifikojë autorin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026