Bastisen 20 banesa për turkun, “bosi” i kriptomonedhave Ozer dyshohet se fshihet ende në Shqipëri
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve, Faruk Fatih Ozer është kthyer në të shumë kërkuarin edhe të policisë shqiptare. Menaxheri i kriptomonedhave “Thodex” mbërriti më 20 prill nga Stambolli në Rinas dhe sipas mediave dhe autoriteteve turke qëndroi në një banesë të një çifti të njohurish në Tiranë dhe më pas për disa ditë në një hotel.
Gjurmimi i këtyre informacioneve nuk solli rezultate për policinë, ndërsa me vendim gjykate mësohet se ditët e fundit janë kontrolluar 20 banesa në Tiranë dhe Durrës ku dyshohet se mund të fshihej Ozer, për shkak të lidhjeve të ndryshme, kryesisht për shkak të biznesit.
Për turkun e shumëkërkuar, Prokuroria e Tiranës me kërkesë së të cilës janë ushtruar dhe kontrollet, ka regjistruar procedimin penal për mashtrim kompjuterik me pasoja të rënda. Faruk Faith Ozer besohet se mban me vete kodet e kriptomonedhave në vlerën e 108 milionë dollarëve, ndërsa sipas burimeve të Euronews Albania në operacionin për lokalizimin dhe kapjen e tij kanë kërkuar dhe kanë asistuar edhe oficerë të policisë Turke.
Menaxheri i “Thodex” dyshohet se ka mashtruar më shumë se 400 mijë shtetas, të cilët investuan në monedha virtuale, por nuk mundën të marrin paratë mbrapsht pasi kompania bllokoi veprimtarinë në mënyrë të papritur.
Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se një tjetër pistë është që ai të jetë larguar ilegalisht nga Shqipëria drejt Kosovës përmes kufirit të gjelbër.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh