Ulsi Manja: Rasti i Kalasë, kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë

8 Tetor 2025 | 10:43

Në një komunikim për mediat pas homazheve të zhvilluara në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se “kjo ditë të shërbejë si një homazh për të gjithë punonjësit e drejtësisë që në të gjithë këto vite kanë përjetuar sakrifica”.

Ai u shpreh se ka qenë bashkëpunëtor dhe koleg me Kalanë dhe se i ka bashkuar puna në sistemin e drejtësisë në ditë të vështira.

“Jam sot këtu për t’i dhënë nderimet e fundit një miku tim të vjetër, me të cilin na ka bashkuar puna në sistemin e drejtësisë në ditë të vështira, 2002–2007, ku i ndjeri, miku im Astrit Kalaja, ishte gjyqtar në Shkodër, ndërsa unë drejtoja Prokurorinë e Shkodrës.

Drejtësia ka humbur një gjyqtar me integritet, një njeri model, një familjar të devotshëm. Ne kemi humbur një shok të mirë. Ngjarja është tronditëse. Unë kam deklaruar se është një akt barbar dhe kambanë alarmi për sigurimin e punonjësve të drejtësisë”, tha Manja.

I pyetur për një mesazh drejtuar politikës, ai tha: “Sot nuk është dita për mesazhe, por duhet të ulemi të gjithë dhe të reflektojmë”.

LEXONI GHITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”

Astronomët kanë zbuluar dy planetë gjigantë shumë të veçantë, të quajtur “super-puffs” të cilët kanë madhësinë e Jupiterit, por një dendësi tepër të ulët, duke...
20:51 | 25/06/2026

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026