Von der Leyen përshëndet marrëveshjen, BE premton ndihma për rindërtimin e Gazës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përshëndeti këtë të enjten marrëveshjen për sigurimin e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve në Gaza, si dhe përgëzoi përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë.
Sipas saj, të gjitha palët duhet t’i përmbahen plotësisht kushteve të marrëveshjes.
“Të gjithë pengjet duhet të lirohen në mënyrë të sigurt. Duhet të vendoset një armëpushim i përhershëm. Vuajtjet duhet të marrin fund”, shkroi ajo në rrjetet sociale, duke shtuar se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë shpërndarjen e ndihmave në Gaza dhe është e gatshme të ndihmojë në rindërtim e saj.
Në një postim në platformën X, ajo shkroi:
“E mirëpres njoftimin e një marrëveshjeje për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza, bazuar në propozimin e paraqitur nga Presidenti i SHBA-së”.
Ndërkohë, ajo shtoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë shpërndarjen e shpejtë dhe të sigurt të ndihmës humanitare në Gaza, dhe se kur të vijë koha, BE do të jetë gati të ndihmojë me rimëkëmbjen dhe rindërtimine Gazës.
“Mundësia e sotme duhet të shfrytëzohet. Është mundësia për të krijuar një rrugë të besueshme politike drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme”, është shprehur ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona