“Kemi mbrojtjen më të mirë kibernetike në NATO”, Rama: Zmbrapsim 1 sulm çdo 3 minuta
Në Tiranë zhvillohet sot Konferenca e 3-të e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e jashtme, të mbrojtjes dhe cyber ambassadors.
Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, kryeministri Edi Rama solli eksperiencën e Shqipërisë që 2 vjet më parë u bë objektiv i një sulmi të rëndë kibernetik nga Irani i cili synoi infrastrukturën digjitale të vendit.
Rama theksoi se pas këtij sulmi Shqipëria ka tashmë një nga mbrojtjet më të mira kibernetike mes vendeve të NATO-s edhe pse përballet me një sulm çdo 3 minuta.
“Kur bëhet fjalë për hapësirën kibernetike është kështu. Investimi, ndërmarrja e një mori përpjekjesh për të parandaluar që të ndodhin gjëra të tmerrshme. Ne e dimë se si ndihesh kur kjo ndodh, se ndryshe nga shumë prej jush, na u desh të përballemi dhe e pamë veten në mes të një sulmi kibernetik mjaft të keq e të gjerë që synoi infrastrukturën tonë digjitale që është krenaria jonë. Kemi investuar në infrastrukturën digjitale në mënyrë që të bëjmë një kapërcim e të lëmë pas krahëve një histori mjaft të rëndë ryshfetesh kudo e për gjithçka…I mbijetuam kësaj dhe jam krenar t’ju them se kemi një nga muret më të mira kibernetike mes vendeve të NATO. Nuk është vizionare, por diçka që lind nga nevoja elementare e mbijetesës. Sot përballemi me një sulm kibernetik në çdo 3 minuta, por ja dalim t’i zmbrapsim. Kemi pasur 48 sulme që lënë gjurmë gjatë vitit të shkuar, por nuk kanë bërë asnjë dëm të konsiderueshëm”, tha Rama.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar