Instituti parlamentar propozoi të nderohej Enver Hoxha, Niko Peleshi kërkon ndjesë

9 Tetor 2025 | 10:27

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në hapje të seancës plenare, ka kërkuar ndjesë në emër të institucionit që përfaqëson, për përfshirjen e diktatorit Enver Hoxha në listën e figurave historike të muajit tetor.

Peleshi theksoi se emri i Enver Hoxhës është përfshirë jo në një kontekst vlerësues, por thjesht për shkak të datës së lindjes.

“Kam vlerësuar më shumë seriozitetin dhe kërkesat për qëndrim. Në emër të Kuvendit, dua të shpreh keqardhjen dhe ndjesën për keqkuptimin dhe perceptimin e krijuar, pavarësisht qëllimit të thjeshtë informativ të materialit, pa pasur synimin të mbroj apo vlerësoj ndonjë figurë të veçantë – aq më tepër Enver Hoxhën, që është përmendur vetëm për shkak të datës së lindjes.

Teksti është marrë pa interpretim nga Fjalori Enciklopedik. Prezantimi i këtij materiali ka krijuar perceptim të gabuar dhe ka nxitur shqetësim, veçanërisht te familjet e viktimave.
I kam kërkuar Institutit Parlamentar një rishikim të plotë të procedurave të brendshme të Bibliotekës së Kuvendit, për t’u siguruar që materialet e ardhshme të shoqërohen me kontekst të qartë historik,” – tha Peleshi.

Reagimi i Sali Berishës nuk ka munguar. Ai akuzoi maxhorancën se përfshirja e emrit të Enver Hoxhës nuk ishte gabim teknik, por një veprim i qëllimshëm:

“Enver Hoxhën e futët ju në agjendë. Nuk është thjesht një gabim, e futët ju me qëllim. Ka një ligj të vitit 1992 që ndalon dhe dënon propagandën komuniste për Enver Hoxhën.
Nuk është punë bibliotekash dhe bibliotekarësh kjo!
Imagjinoni ju çfarë do të ndodhte po të futej Hitleri në Bundestag në prill të vitit 1991!
Samiti i EDU e ka vlerësuar Enver Hoxhën si Hitleri i pasluftës. Si mund të përfshihet ai në agjendë?” – tha Berisha.

Kujtojmë se përfshirja e emrit të Enver Hoxhës në një listë figurash historike të muajit tetor, të përgatitur nga Instituti Parlamentar – që funksionon në varësi të Kuvendit – ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe në politikë.

Dokumenti përmban një përmbledhje të datave të lindjes dhe vdekjes të disa figurave historike shqiptare. Ndër ta është renditur edhe ish-diktatori Enver Hoxha, i cilësuar në material si: “Udhëheqës i Partisë Komuniste”, “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026