6 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, asnjë person pozitiv në Tiranë

24 Maj 2021 | 18:07

Numri i rasteve të reja me COVID-19 ka rënë ndjeshëm në vendin tonë, pasi gjatë 24 orëve kanë rezultuar gjashtë persona pozitivë me virusin, ndërsa një person ka humbur jetën.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në Shkodër, Mat, Mirditë dhe Berat, duke bërë që kryeqyteti të mos ketë asnjë rast të pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i testime nga ku dolën rastet e reja është 2020.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,826 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Statistika (24 Maj 2021)

Raste të reja ditore   6

Të shëruar në 24 orë  94

Të shtruar në spitale  57

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore  2020

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  505

Korçë  108

Shkodër  85

Vlorë   53

Elbasan   42

Berat   39

Lezhë  32

Gjirokastër   34

Fier   20

Kukës   13

Durrës  10

Dibër  3

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026