Zelenskyy: Do të nominoj Trump për Çmimin e Paqes nëse arrin armëpushim në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka zbuluar në një konferencë për gazetarët se do të nominojë homologun e tij amerikan, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqen. Ai ka theksuar se Trumpin do ta nominojë në rast se ai arrin të vendosë armëpushim në Ukrainë.
“Nëse Trump i jep botës, mbi të gjitha popullit ukrainas mundësinë për një armëpushim të tillë, atëherë po, ai duhet të nominohet për çmimin Nobel për Paqen. Ne do ta nominojmë atë në emër të Ukrainës”, theksoi ai.
Zelenskyy ka punuar shumë për të fituar mbështetjen e Trump dhe duket se po bën disa përparime. Raketat Tomahawk janë në krye të listës së dëshirave të Kievit për armët amerikane, të cilat beson se mund t’i shkaktojnë dëme serioze Rusisë dhe ta detyrojnë atë të ulet në tryezën e negociatave.
Trump, i cili ka shprehur zhgënjim me Vladimir Putinin e Rusisë, ka sinjalizuar se është i hapur për t’i ofruar ato. Presidenti amerikan ka thënë se e meriton çmimin Nobel, të dhënë katër paraardhësve të tij në Shtëpinë e Bardhë, për atë që ai e ka përshkruar si përpjekjet e tij në sigurimin e marrëveshjeve të shumta të paqes.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur