Nënstacioni elektrik në Fier, Balluku: 1.6 mln euro investim që ndihmon zhvillimin ekonomik të zonës
Një investim i rëndësishëm prej rreth 1.6 milionë eurosh është kryer në Nënstacionin elektrik të Hoxharës në rrethin e Fierit. Përmes kësaj ndërhyrjeje është bërë i mundur rikonstruksioni i nënstacionit, si nga ana ndërtimore ashtu edhe ajo elektrike duke pothuajse dyfishuar kapacitetet e tij.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi rëndësinë që kanë këto investime të kryera nga OSHEE, si për plotësimin e nevojave të banorëve, ashtu edhe për zhvillimin e ekonomik të zonës
“Nënstacioni i Hoxharës është një nga nënstacionet më të rëndësishme që ne kemi. Në 2018 këtu kemi pasur një përmbytje të madhe, për shkak të problematikave që ka pasur hidrovori. Ky është hidrovori, i cili shkarkon të gjithë prurjet e Vjosës, pra hidrovori i Fier-Vlorës e quajmë ne ndryshe, i cili për shkak të këtij suporti teknologjik, që do të ketë me nënstacionin e ri, nuk do të ketë më asnjë problem”, u shpreh znj. Balluku.
Ministrja Balluku theksoi rëndësinë ky investim ka për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
“Gjithashtu ky investim është shumë i rëndësishëm për ne si Ministri e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi akomodon dhe do të akomodojë të gjitha investimet që vijnë në fushën e energjisë së rinovueshme në këtë zonë”, tha znj. Balluku.
Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera