Vendimi i Kushtetueses për kërkesën e Veliajt, juristi Daci shpjegon procesin

9 Tetor 2025 | 19:31

Juristi, Jordan Daci në “Euronews Tonight” ka folur lidhur me vendimin e marrë sot nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të 9 nëntorit për Bashkinë e Tiranës. Daci theksoi se ky vendim u vonua pak ndërsa theksoi se nuk mund të kishte një vendim tjetër.

Juristi gjithashtu u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me ankimin e Erion Veliajt mund të zgjasë edhe më shumë se data 31 tetor. Teksa shpjegonte procesin lidhur me marrjen e vendimit, Daci u shpreh se duhen afate të cilat zgjasin për të arritur shumicën dhe më pas për të arsyetuar vendimin e marrë.

“Nuk mund të kishte vendim tjetër, u vonua pak. Ky vendim duhet të kishte dhe ky vendim konfirmoi faktin se arsyetimi se nuk janë pezulluar zgjedhjet ose procedurat ishin jo kushtetues. Ky pezullim do të thotë që i vetëm autoritet që do të gjykonte, praktikisht nuk mund të kishte vendim tjetër.

Dhe nuk mund të bëhen me datë 9 edhe nëse nuk pranohet kërkesa e zotit Veliajt. Sot KQZ nuk mund të bëjë asgjë dhe as mund të presë fletët e votimit. Po themi që pranohet ankimi i Veliajt do të kishin shpërdorim detyre do të duhet të paguanin qytetarët për diçka që nuk bëhet.

Ngjall debat se ka boshllëk mendor dhe jo kushtetues. Vendimi mund të mos merret në 31, për 100 arsye mund të shtyhet data 31. Edhe nëse shqyrtohet me 31, gjykata duhet të tërhiqet për votim dhe të arrihet shumica nëpërmjet votimit dhe më pas të shpalljet vendimi. Duhen 30 ditë kohë për shpalljen e vendimit.

Vendimi duhet të arsyetohet, që mund të marrë akoma edhe më shumë kohë dhe të botohet në fletoren zyrtare, atëherë jep efektet. Edhe nëse Gjykata Kushtetuese do të jepte sot vendimin, unë e rrëzova ankimin e Veliajt përsëri asnjë autoritet nuk duhet të veprojë derisa vendimi të hyjë në fuqi. Data 9 nuk arrihet në asnjë lloj formati”, tha juristi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026