I dënuar me 10 vite burg në Itali, kapet në Vlorë 38-vjeçari i shpallur në kërkim
Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti Italian dhe i dënuar me 10 vite burg për drogë, është kapur nga policia këtë të premte në qytetin e Vlorës, me qellim ekstradimin drejt Italisë.
Policia njofton se si rezultat i operacionin të koduar “Ombra”, në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Adjol Kushtaj, 38-vjeçari banues në Vlorë.
“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Firence, Itali, me vendimin e datës 23.11.2023, e ka dënuar me 10 vite burgim, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim, mbajtje dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Trafikim i narkotikëve” dhe “Krim i kryer në bashkëpunim”, sipas Legjislacionit Penal Italian dhe Ligjit për Narkotikët”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin për procedurat e mëtejshme të ekstradimit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin