Prishën qetësinë publike me zhurmat e motorëve, arrestohen dy të rinj në Durrës
Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, këtë të enjte pasi gjatë natës, kanë prishur qetësinë me zhurmat e marmitave të motomjeteve që drejtonin në sheshin “Taulantia”.
Në pranga kanë rënë 21-vjeçari Kejdi Previzi nga Tirana dhe 24-vjeçari Lorenc Basha nga Durrësi.
Policia ka bërë me dije se nga verifikimet, rezultoi se dy të rinjtë, nuk ishin të pajisur me leje për drejtim të motomjeteve.
“Gjatë patrullimeve 24-orëshe, me objektiv garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan gjatë natës, se 2 të rinj po shqetësonin banorët dhe qytetarët në sheshin “Taulantia” dhe në zonën përreth, nëpërmjet gjenerimit të zhurmave nga sistemet e shkarkimit të 2 motomjeteve që drejtonin. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ata nuk ishin të pajisur me leje për drejtim të motomjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë