Manjani: Kushdo të jetë kryetar i PD, e ka të pamundur të shkëputet nga hija e Berishës
Ylli Manjani thotë se në rast se do të ishte në garë për t’u zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike do ta niste këtë proces duke takuar Sali Berishës. Sipas tij, ndikimi i z. Berisha në PD është i padiskutueshëm dhe thotë se edhe ish-kryeministri i intereson forcimi i PD-së dhe kolegjialitetit të partisë.
“Po të isha kandidat nuk do ta kisha nisur këtë proces me një kafe me Sali Berishës dhe pa e bërë publike këtë gjë. Sa të jetë gjallë Sali Berisha, të marri frymë, kushdo të jetë kryetari i PD nuk ka shans të jetë i shkëputur nga hija apo ndikimi i Sali Berishës. Berisha vazhdon të jetë lider, e ka të lindur atë ai. Influenca normale, njerëzore, politike e një lideri të lindur në partinë që ka drejtuar vetë është prezente dhe të mos kemi asnjë iluzion se u shkëputën nga e shkuara”, shprehet z. Manjani.
Duke e krahasuar me atë që ka ndodhur në Partinë Socialiste, z. Manjani tha se z. Edi Rama arriti që të fitonte përballë Fatos Nanos duke treguar lidership.
“Nuk është i njëjti skenar si Nano-Rama, Rama erdhi si një lider i lindur imponoi respekt, ndërsa Nano tregoi një lodhje. Shumë i zgjuar pa diskutim por përballë një lideri si Edi Rama, zgjodhi tërheqjen dhe ishte mëse normale. Kurse këtu në PD është e kundërta”, tha ish-ministri i Drejtësisë.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti