Ermal Hasimja: Një nga arsyet pse PD-ja ka probleme është aleanca me LSI-në
Politologu Ermal Hasimja tha në emisionin “Ilva Now” se PD-ja ka humbur një pjesë të elektoratit të vet për arsye të aleancës së kësaj partie me LSI-në.
“Një nga arsyet pse PD-ja ka probleme është pikërisht edhe aleanca me LSI-në”, u shpreh ai.
Sipas z. Hasimja, LSI-ja ka një imazh klientelist gjë që rrjedhimisht dëmton edhe imazhin e PD-së kur është në aleancë me këtë parti.
“Mendoj se ajo e zhvesh PD-në nga çdo lloj legjitimiteti, anti-korrupsioni, duke parë imazhin e pastër klientelist që ka LSI-ja”, tha Ermal Hasimja.
Z. Hasimja tha se kjo aleancë PD-LSI ftoh akoma edhe elektoratin fillestar të PD-së, elektorat ky që e përkrah Partinë Demokratike që prej vitit 1992.
“Mendoj që një pjesë i elektoratit fillestar të PD-së, i ftoh ideja e një aleance të PD-së me LSI-në”, tha z. Hasimja.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti