Raporti i KQZ-së: Mbi 12 mijë persona të trajnuar për zgjedhjet lokale në Kosovë
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se gjithçka është bër gati për zgjedhjet e kësaj të diele në Kosovë.
KQZ njoftoi se janë shpërndarë të gjitha pajisjet teknologjike për vendvotimet dhe Qendrat Komunale të Numërimit, përfshirë kamerat vëzhguese dhe materialet tjera zgjedhore.
Sipas raportit, është përmbyllur trajnimi i mbi 12 mijë anëtarëve dhe kryesuesve të Këshillave të Vendvotimeve, ndërsa në Prishtinë është mbajtur trajnimi me administratorët e teknologjisë informative për përdorimin e pajisjeve gjatë dorëzimit dhe numërimit të materialeve zgjedhore.
Besnik Buzhala, nga Sekretariati i KQZ-së, tha se procesi i trajnimeve ka përfunduar në të gjitha komunat e Kosovës dhe se po vijon transportimi i materialeve drejt qendrave të votimit.
KQZ ka marrë vendimin për heqjen nga leja për vëzhgim të dy organizatave vëzhguese – Youth Development & Corporation (YDC) dhe Iniciativa për Progres – pasi në statutet e tyre mungon fusha e të drejtave të njeriut dhe proceseve zgjedhore.
Ndërkohë, organizatat ndërkombëtare kanë reaguar edhe për mosregjistrimin e disa mediave dhe organizatave serbe në zgjedhje.
Po ashtu, KQZ ka miratuar planin operacional për këtë ditë, i cili përcakton organizimin e punës së KQZ-së dhe bashkëpunimin me institucionet përkatëse për mbarëvajtjen e procesit.
KQZ ka miratuar edhe planin e konferencave për ditën e zgjedhjeve, ku konferenca e parë do të mbahet në orën 08:00, ndërsa e fundit pas publikimit të rezultateve përfundimtare.
LEXONI GJITHASHTU:
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike
Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh