KQZ përditëson të dhënat: Ja sa qytetarë kanë votuar deri në orën 17:00

12 Tetor 2025 | 18:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar të dhënat e fundit për pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet që po mbahen sot, në 38 komuna për kryetarë komunash dhe asamblistë.

Deri në orën 17:00, kanë votuar gjithsej 659,044 qytetarë, që përfaqëson 32.55% të votuesve të regjistruar në listën e votuesve. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 2,025,105. Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00, ku pritet të votojnë personat të cilët ende nuk kanë përdorur të drejtën e votimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026

Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike

“Kosova ka nevojë për unitet dhe për një vizion që e forcon shtetin brenda dhe jashtë vendit”, tha kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani...
08:29 | 29/05/2026

Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën

Aleanca hapi fushatën zgjedhore në Gjakovë. Ish-kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Ardian Gjinin si një nga kandidatët më të zotë për kryeministër....
08:27 | 29/05/2026