Kryqi i Kuq në Gaza e konfirmon: Procesi i lirimit të pengjeve ka filluar
Kryqi i Kuq ndodhet në Gaza për dorëzimin e pengjeve. Sipas Kryqit të Kuq, ka filluar lirimi i pengjeve izraelite që mendohet se janë gjallë në Gaza. Shtatë pengjet e para që janë duke u kthyer në shtëpi: Matan Angrist, Gali dhe Ziv Berman, Alon Ahel, Eitan Mor, Guy Gilboa-Dalal dhe Omri Miran.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, KNKK ka bërë me dije se ka filluar një operacion për të lehtësuar lirimin dhe transferimin e pengjeve dhe të ndaluarve, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.
Marrëveshja e re, rezultat i muajve të tërë negociatash të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe Turqia, kërkon lirimin e rreth 20 pengjeve izraelite që janë ende gjallë, si dhe kthimin e truopave të rreth 28 pengjeve të vdekura.
Në këmbim, Izraeli është i angazhuar për lirimin e rreth 2,000 të burgosurve palestinezë, kryesisht gra dhe të rinj, duke përjashtuar figurat e larta të Hamasit. Në të njëjtën kohë, do të tërheqë një pjesë të forcave të tij ushtarake nga zonat e caktuara të Gazës, ndërsa ndihma humanitare do të lejohet përsëri të hyjë nën shoqërimin e vëzhguesve ndërkombëtarë.
Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta me Iranin në ditën e 11-të, SHBA godet objektivat ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë