Operacion i befasishëm në Elbasan/ Sekuestrohen 3 pistoleta, 11 të shoqëruar

13 Tetor 2025 | 16:33

Një operacion i papritur i policisë u zhvillua gjatë kësaj të hëne në Elbasan, ku u shoqëruan rreth 11 persona të dyshuar për lidhje kriminale, ndërsa u sekuestruan tre pistoleta.

Burime bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30, në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan–Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.

Forcat e rendit, të mbështetura nga njësi të tjera policore të ardhura nga Tirana, kanë ndërmarrë një aksion të mirëorganizuar, duke rrethuar fillimisht të gjithë zonën përreth lokalit, përpara se të ndërhynin në ambientet e brendshme të restorantit, ku dyshohej se ndodheshin eksponentët kriminalë.

Informacionet e siguruara në rrugë operative çuan në ndërhyrjen e menjëhershme të forcave speciale, të cilat neutralizuan dhe arrestuan disa persona të dyshuar.

Operacioni është cilësuar si një nga më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me prani të lartë të grupeve kriminale.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi identitetin e të arrestuarve apo akuzat konkrete ndaj tyre, ndërsa pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026