Polemikat rreth Izraelit, Austria në dilemë për organizimin e Eurovizionit

13 Tetor 2025 | 17:28

Një numër gjithnjë e në rritje zërash nga Partia Popullore Austriake, partia në pushtet, po përpiqen të bindin organizatorët e Festivalit të Këngës Eurovision 2026, që do të mbahet në Vjenë në maj, të mos e presin konkursin në rast se Izraeli përjashtohet nga eventi.

Sipas medias vendase, disa politikanë mbështesin idenë që Austria të tërhiqet nga organizimi nëse Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ndalon pjesëmarrjen e Izraelit ose e detyron atë të garojë nën flamur neutral — një skemë e ngjashme me atë që u përdor për sportistët rusë në Lojërat Olimpike pas sanksioneve ndërkombëtare.

EBU pritet të marrë një vendim zyrtar për pjesëmarrjen e Izraelit në nëntor, gjatë Asamblesë së Përgjithshme. Deri atëherë, presioni ndërkombëtar është rritur ndjeshëm.

Shtete si Spanja, Holanda, Islanda, Irlanda dhe Sllovenia kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nga gara nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë.

Austria fitoi të drejtën për të organizuar Eurovisionin 2026 pas fitores së këngëtarit austriak JJ në edicionin e kaluar. Por nëse transmetuesi publik austriak refuzon të realizojë organizimin, ai mund të përballet me një gjobë që arrin deri në 40 milionë euro.

Në raste të tilla, organizimi i konkursit zakonisht i kalon një prej vendeve “sponsore të mëdha”.

Vendimi përfundimtar i EBU-së pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në fatin e organizimit të edicionit të vitit 2026 dhe mund të çojë në një krizë të pazakontë për Eurovisionin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026