Klima e biznesit në Shqipëri, Gjergj Buxhuku: Nevojë urgjente për një sistem të ri drejtësie

25 Maj 2021 | 12:38

Gjergj Buxhuku, drejtues i Konfindustria u shpreh në Euronews Albania se biznesi i huaj në Shqipëri, por edhe ai vendas haset me shumë problematika.

“Kemi problematika në infrastrukturë, problematika në energji, kemi problematike në përballjen me institucionet përgjegjëse rregullatore të tregut”, u shpreh z. Buxhuku.

Ai theksoi se sistemi ekonomik në Shqipëri ka një nevojë urgjente për t’u rregulluar që nga rrënjët.

“Sistemi ekonomik që ka funksionuar në këto 30 vite në Shqipëri ka rënë, ka disa vite që po jep shfaqje të qarta të një lëngimi. Këto janë pasoja të një sistemi ekonomik, institucional të ngritur keq”, shtoi ai.

Z.Buxhuku nënvizoi se ka një nevojë urgjentë për një rishikim të politikave ekonomike, institucionale, si dhe për krijimin e një sistemi të ri drejtësie.

“Shenjë pozitive është që po reformohet sistemi i drejtësisë”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Kompanitë gjermane të pakënaqura me klimën e biznesit në Shqipëri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026