Del formacioni për Jordaninë, Silvinjo ndryshon 7 lojtarë nga ndeshja me Serbinë
Trajneri Silvinjo ka publikuar formacionin zyrtar të Kombëtares shqiptare për ndeshjen miqësore të mbrëmjes së sotme kundër Jordanisë.
Krahasuar me përballjen e fundit ndaj Serbisë, vërehen 7 ndryshime në 11-shen titullare, duke reflektuar rotacion dhe testime të reja nga stafi teknik.
Ndryshimet nisin që nga porta, ku Etrit Berisha lë vendin për Elhan Dajsinanin. Në mbrojtje, Balliu dhe Mihaj përfshihen në krahun e djathtë, duke ndryshuar gjysmën e prapavijës.
Në mesfushë, Asllani dhe Shehu ruajnë vendin e tyre, ndërsa Nedim Bajrami zëvendëson Klaus Lacin si mesfushor ofensiv.
Ndryshimi më i madh vjen në repartin e avancuar, ku tresha Uzuni-Broja-Manaj zëvendësohet plotësisht nga Hoxha-Asani-Daku, duke sjellë një sulm totalisht të ri për këtë sfidë miqësore.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë kundër Jordanisë:
Dajsinani – Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj – Asllani, Shehu, Bajrami – Asani, Hoxha, Daku
Ndeshja do të luhet këtë të martë në orën 19:00 në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.
Kjo miqësore shërben si një tjetër provë për trajnerin brazilian për të parë alternativat në prag të përgatitjeve për ndeshjet zyrtare që e presin ekipin kuqezi.

LEXONI GJITHASHTU:
“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni