SPAK kërkoi 1 vit burg/ Ish-Kryetari i Kushtetueses Dedja do rigjykohet në Apel
15 Tetor 2025 |
12:00
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, do të rigjykohet në Apel. Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për dënimin e tij, duke e kthyer për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit, me trup tjetër gjykues.
SPAK kishte kërkuar një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë, ndërsa GJKKO e dënoi me 6 muaj, të cilat u konvertuan në një vit shërbim prove.
Sipas SPAK, Bashkim Dedja ka fshehur disa prej pasurive të tij në formularin e vetëdeklarimit, ndërsa ishte gjyqtari i parë i dënuar nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vetting-un. Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga Vettingu për mosjustifikim të pasurive, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të tij.
Lajme të Sugjeruara
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina